Detaje nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia për Gazetën Express thanë se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, nga ku nuk raportohet për persona të lënduar.

“Aktualisht rruga në fjalë është e bllokuar për qarkullim, ndërkohë që njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, thotë PK, për Express.

SHPËRNDAJE