Detaje të reja nga tragjedia në Gjilan: Valdetja kishte paralajmëruar miqtë e saj se po jetonte në “errësirë”

Shuarja e familjes Bllaca nga Gjilani, ishte rasti i cili tronditi tërë vendin.

Ish pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Valdete Bllaca, sipas raporteve të deri tanishme, del se ka privuar nga jeta katër anëtarët e familjes dhe më pas vetën.

Ngjarja e ndodhur pak ditë më parë, ka tronditur gjithë opinionin, ndërkohë që ka lënë edhe shumë pikëpyetje.

Ngjarja makabër, po përcillet edhe nga një dozë misteri, e gjithashtu shumë konspiracione.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje sa i përket gjendjes mendore të Valdete Bllacës, duke thënë se zyrtarja e ishte trajtuar në 14 senaca të ndryshme psikologjike, ku edhe i është caktuar diagnoza dhe trajtimi përkatës.

Një farë zhgënjimi dhe pakënaqësie, Bllaca e kishte treguar disa herë edhe përmes postimeve në Instagram, ku shpesh reagonin me komente edhe miqtë e saj.

Në vitin 2018, ish zyrtarja e policisë, kishte ndarë me ndjekësit në Facebook në artikull.

Me titullin “Kush nuk të qëndron pranë në errësirë, nuk e meriton ta marrësh në konsideratë kur të jesh në dritë”.

SHPËRNDAJE