Detaje të reja nga vdekja e 7 vjeçares nga anestezioni: Mësohet emri i ordinancës dhe mjekut

Tuana Haziri, e mitura 7-vjeçare ka vdekur sot në ordinancën private “CT Scanner” në Prishtinë.

7 vjeçare kishte shkuar rreth orës 9:30 të mëngjesit për të bërë një fotografim të kokës tek kjo ordinancë private, por kishte qenë mbi doza e anestezionit ajo që i ka marrë jetën asaj.

Gazeta Metro mëson se anesteziologu apo mjeku A.XH kishte qenë ai i cili ka kontrolluar 7 vjeçaren, ku xhaxhai i saj ka treguar se mbesa e tij ndërroi jetë nga mbi doza e anestezionit.

Vajza pastaj është dërguar në Qendrën Klinike të Kosovës ku edhe ka mbërritur e gjallë, por pas mbi dozës së anestezionit të dhënë në këtë ordinancë ajo ka vdekur ka deklaruar zëdhënësi i QKUK’së, Shpend Fazliu

Xhaxhai i saj ka deklaruar se 7 vjeçares i kanë dhënë fillimisht anestezion, por gjatë kohës sa ka qenë duke e bërë rezonancën ajo është zgjuar dhe pastaj i kanë dhënë mbi dozë përsëri dhe kjo i ka shkaktuar vdekjen.

Vdekja e vajzës u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se janë duke punuar që të zbardhet rrethanat e vdekjes.

Trupi i vajzës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE