Detaje të reja për ngjarjen tronditëse në Prishtinë!

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka folur për vrasjen e trefishtë në Prishtinë.

Ai ka thënë se ka ndodhur një vrasje e dyfishtë dhe një vetëvrasje.

“Kam informacione se ka ndodhur vrasje e dyfishtë dhe një vetëvrasje, por më tepër informacione nuk kam pasi jam duke shkuar në vend të ngjarjes”, ka theksuar Beka.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje për rastin.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje për vrasjen e trefishtë në Kryeqytet.Ajo për Gazetën Blic tha se vrasja ka ndodhur rreth orës 13:20 minuta, në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 13:20, policia  ka marrë informacionin për  një vdekje të dyshimtë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

SHPËRNDAJE