Detaje të reja për vrasjen e 57 vjeçarit nga Malisheva, këto janë motivet që çuan drejt këtij akti makabër (Emri dhe mbiemri)

Në rrethana të panjohura, 57-vjeçari Sefer Berisha, para dy muajsh u gjet pa shenja jete në veturën e tij, në malin e fshatit Lladrovc të Malishevës. Policia kishte kontatuar se ai u vra me armë zjarri por nuk kishin rënë në gjurmët e dorasit. Sot, është arrestuar e dyshuara kryesore, bëhet fjalë për gruan me inicialet N. Rr., 51-vjeçare. Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se vrasja dyshohet të ketë ndodhë për motive të ulëta.

“Ngjarja dyshohet se ka ndodhë për motive të ulëta”, tha Lirije Podrimaj, zyrtare për informim në Policinë e Gjakovës.

Familjarët kishin deklaruar se i ndjeri nuk kishte probleme me askënd dhe momentin kur kishte dalë nga shtëpia kishte thënë se po shkonte te doktori i dhëmbëve. Por më pas familja kishte marrë lajmin për vdekjen e tij.

Sidoqoftë, gjatë ditës së sotme është arrestuar gruaja që dyshohet se ia mori jetën atij.

“Po ashtu në cilësi të provës materiale është gjetur dhe është konfiskuar arma e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, tha policia./Gazeta Express

SHPËRNDAJE