Detaje të reja rreth pagesës për kosovarët që shkojnë në Shqipëri

Qysh nga mesdita e sotme, çdo veturë që do të kalojë në tunelin e Kalimashit, pjesë e Rrugës së Kombit, do të paguajë 5 euro.

Por kjo shumë bëhet 10 euro, nëse rruga bëhet vajtje-ardhje.

Kjo pagesë do të nisë nga ora 12.00 e mesditës së sotme, e diel dhe do të kryhet në hyrje të tunelit. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Por pagesa e sotme do të kryhet vetëm në fazën e testimit dhe nuk do të punojnë të gjashtë sportelet e planifikuara për punë.

Tarifimi me 5 euro për çdo automjet që kalon gjatë ditës së sotme, do të bëhet nga dy sportele në vajtje dhe dy në ardhje.