Detaje të reja: Si e kishte gjetur Rexhën në ahër nëna e tij, dhe si e kishte mbuluar me kashtë derisa…

“Sipas burimeve të sigurta historike, kjo ngjarje ka ndodhur disa vite para Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në afërsi të Medvegjës, ku për qëllime trashëgimie Rexhën jetim e ka vrarë mixha i tij”, thotë rapsodi Demir Krasniqi, duke pretenduar se kjo është e vërteta, që ai e ka dëgjuar prej Qamilit të Vogël.

Shumëkush prej nesh është rritur me këngën e Rexhës dhe sa herë e ka dëgjuar këtë këngë të Qamilit të Vogël, ka ndier edhe dhembje për atë ngjarje që besohet se ka ndodhur para 140 vitesh, kur djali jetim, natën e dhëndërisë, gjendet i vdekur në grazhd të kalit.

Gjithmonë është menduar se Rexhën e kishte mbytur kali, madje shpeshherë edhe është ironizuar me rastin, duke thënë se Rexhën e ka mbytur pela. Por, duket se e vërteta është ndryshe dhe jo ajo që kemi besuar të gjithë ne. Demir Krasniqi pretendon se e di versionin origjinal të këngës së njohur të Rexhës, ku sqarohet gjithë ngjarja, që, sipas tij, ka ndodhur në fshatin Stubëll, afër Medvegjës, rrethi i Jabllanicës.

……………………………………………………………………………………………………………..
Pamjet tronditëse kur babai then xhamat e makinës së gruas dhe merr vajzën e vogël

……………………………………………………………………………………………………………..

Rexhës i kishte vdekur babai kur ai ishte dyvjeçar. Nëna e tij, sipas traditave dhe zakoneve të vjetra, me qëllim që të mos lërë djalin jetim, kishte pranuar të martohej për kunatin, i cili u kujdes për ta rritur Rexhën. Pastaj e fejoi dhe vendosi që ta martojë me dasmë dhe krushqi, sipas zakoneve dhe traditave shqiptare të rrethit. Ditën e dasmës së Rexhës, xhaxhait të tij, emri i të cilit nuk përmendet në këngë, i kishte hipur në kokë një mërzi e madhe, ngase e dinte se Rexha, pasi të martohej do të ndahej prej tij dhe do t’ia merrte gjysmën e pasurisë, që do t`i takonte si trashëgimi nga babai.

Kjo vesvese e shtyri atë që ta vrasë Rexhën në ditën e dasmës së tij. Ai e mashtron Rexhën dhe e çon tek stalla e kuajve të dasmorëve, gjoja për t’i ushqyer ata dhe atje e vret tinëzisht, duke e lënë të vdekur në grazhd të kalit. Dasmorëve ua dha haberin duke u thënë se njëri prej kuajve e kishte qëlluar Rexhën me shqelm dhe e kishte lënë të vdekur në vend.

Nëna e Rexhës ishte kthyer nuse për kunatin

Dasmorëve nuk u kishte shkuar mendja se këtë krim mizor mund ta ketë bërë xhaxhai i Rexhës. Ata i besuan fjalëve të axhës së Rexhës. Demir Krasniqi thotë se ngjarjen e kishte dëgjuar nga Qamili i Vogël. Të vërtetën e vdekjes së Rexhës e kishte treguar vetë nëna e tij, disa vite më vonë, pasi asaj i kishte vdekur burri i dytë, që ishte axha i Rexhës.

Pra, vrasësi i vërtetë i Rexhës ishte axha i tij e jo kali, siç është kënduar kënga plot një shekull e disa dekada. Sipas Krasniqit, këtë këngë e kishte sjellë në Gjakovë familja e këngëtarit Qamili i Vogël, që ishin shpërngulur pikërisht nga fshati Stubëll i Medvegjës. Qamil Muhaxheri ishte i pari që e këndoi këtë këngë në Radio-Prishtinë. Kënga është përhapur shumë shpejt nëpër të gjitha trevat dhe krahinat shqiptare, ku këndohet edhe në ditët e sotme, por është e ndërtuar mbi një rrëfim të pavërtetë, duke krijuar edhe versione që shkojnë deri në banalitet.

Krasniqi e ka përpunuar dhe përshtatur për këngë origjinalin e kësaj ngjarjeje dhe për herë të parë e ka incizuar në audio kasetë më 25 korrik 2012. Ai pretendon se kjo është e vërteta e vdekjes së Rexhës dhe ky version nuk është kundërshtuar ende nga rapsodët dhe muzikologët.

Ni vejushk arbnore ka martu djalin hasret. Krushqit erdhen me pru nusen. Kur nisi darka fillun me k’nu e lu. Dhandri shkoj te lama me kqyr atlert e krushq’ve. Ni kali i mshon ne pik t’ ballit e dhandri bjen i vdekt per toke.

Nana e gjan t’ vdekt. E shtin ne grazhd kuajve dhe e m’lon me kasht qi tjert mos me e gjet e me kalxue, e kthehet te krushnia, kajka k’nojke e valle lujke, sevdan e shtojke. A pytke kush pi krusqhve:

“Dil Rexho, ku po mshefesg, po t’ thirr nana me kercye!” – nana ja pritke tu u fut n’ valle e tuj than:

“M’ asht habit Rexha n’ muhabet, qe n’ ven tine po luj une me krush e kunat!”

Tan naten zgati sevdaja, qysh e kan zakon Shqiptart arbnore.

N’ ferk sabahi na vakt per dasem n’ kish, nusja dhe krushqi u bon gati me shkue. Nana plak shkoj me robni te lama, veshi djalin tesha ma t’ hjeshme dhe ashtu xhenazen e qoj te krushqit. U ul nana plak te biri tuj e vajtu i kalxu se po e prêt nusja e krushqit me shku n’ dasem n’ kish!

Ket’ kajk’ Shqiptaret arbnore e kan vnu ne sharki e e knojne

“Qou Rexho, qou djalo”

Nusen e Rexhes krushqit e kthyn prej ku e kan pru.

A nana e Rexhes mbet me vajtue djalin e vet. Vajtimi e sabri i saj ka meritue kujtim e Shqiptaret arbnore edhe sot e k’nojn. (“Jeta dhe ritet e Arberve” – Mark Milani)

SHPËRNDAJE