Detajet: Kush e hutoi policinë që të grabiteshin 15 thasët me para në Rinas

Një person misterioz që është ‘punësuar’ për të shpërqendruar policinë. Ky është një nga njerëzit që po kërkohet nga policia pas grabitjes së 10 milionë eurove nga një avion në aeroportin e Rinasit, përveç 5 personave që kanë marrë pjesë në grabitje, ku një prej tyre u vra. Por gjithsesi policia ka dyshime se grupi që ka punuar për realizimin e super grabitjes është akoma më i madh.

Mësohet se autorët pas grabitjes kishin mirëmenduar se si të shpërqëndronin policinë, duke ndërruar makinat.

Kështu, makina që u gjet e djegur në Bathore nuk mendohet se është përdorur nga autorët, pasi aty ka qëndruar pesë ditët e fundit, por pas ngjarjes ajo është djegur nga një person i veshur me të zeza qëllimisht për të shpërqëndruan policinë dhe mendohet se makina që përdorën në të vërtet autorët është ajo e gjetur në Tapizë, po ashtu e djegur.

Po ashtu, mësohet se autorët morën 15 thasë me para në total dhe se në furgonin e gjetur në Tapizë janë gjetur edhe shenja gishtash të autorëve.

Kujtojmë se pas grabitjes, mbeti i vdekur njëri nga grabitësit, Admir Murataj, i identifikuar një ditë më vonë nga bashkëshortja e tij.

Deri tani nuk ka informacion ende për dy personat e tjerë, autorë të grabitjes.

SHPËRNDAJE