Detaji tronditës! Dashuria e ndaluar për pak përfundon në tragjedi

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Një 22-vjecar me origjinë nga Kosova por me banim në fshatin Babunjë të Divjakës, dy ditë më parë, tentoi të vriste me kallashnikov një vajzë 14-vjeçare, pasi kjo e fundit kishte refuzuar dashurinë e tij, dhe familja do ta fejonte me një tjetër djalë.
Bajram Krasniqi, siç raporton Balkanweb, ishte kushëri i dytë me të miturën. Një dashuri e ndaluar kjo për shkak të lidhjes së gjaku mes tyre, por nga sa është mësuar, 22-vjecari e ka pasur të pamundur të heqë dorë prej vajzës, e aq më keq nuk e ka pranuar faktin që ajo do të fejohej. Kështu, dy ditë më parë, ai e priti nxënësen e klasës së tetë teksa doli nga shkolla dhe qëlloi në drejtim të saj me breshëri kallashnikovi, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Dy të rinjtë komunikonin me njëri-tjetrin, por nuk dihet nëse vajza e dashuronte djalin. Të njëjtat burime raportojnë se pasi kjo gjë është nuhatur nga prindërit e vajzës, ata kishin vendosur që ta fejonin 14-vjeçaren me dike tjetër. Kur vajza ia ka komunikuar këtë lajm djalit, ky i fundit është ‘tërbuar’ nga inati.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

“Ti je vetëm e imja, s’ke për tu fejuar me tjetër njeri”, kështu mësohet t’i ketë thënë 22-vjeçari të miturës. Pas shumë kohësh përndjekje dhe pavarësisht tentativave të vajzës për ta larguar, djali nuk kishte hequr dorë. “Jam e fejuar me dikë tjetër tani, mos mu afro më”, kështu i ishte shprehur një ditë 14-vjeçarja kushëririt të saj. Por Krasniqi në inat e sipër, pas këtij reagimi, ka siguruar një armë zjarri automatik pa leje, ndërsa ka vendosur të marrë ‘hak’ ndaj vajzës që dashuronte.

Pavarësisht tentativave të tij për t’i shpëtuar policisë, Barjam Krasniqi ra në prangat e policisë, ndërsa më pas tregoi edhe se ku e kishte fshehur armën e krimit. Tashmë ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE