Deti i Fushë Kosovës pas shiut – pushuesi “rrezitet” i zhveshur shok e përpjetë

Gjatë ditës së mërkurë në Kosovë ka pasur reshje të mëdha të shiut. Si pasojë e kësaj, shumë rrugë janë vërshuar nga uji duke pamundësuar qarkullimin e qytetarëve

Njëjtë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku parku në rrugën “Nënë Tereza”, është mbushur me ujë si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut gjatë dy ditëve të fundit.

Një qytetar nga Fushë Kosova e ka kthyer në shaka gjithë këtë situatë. Ai është shtrirë pranë ujit në park duke u rrezitur sikur të ishte në ndonjë plazh./GazetaExpress