Detyrohet ta braktisë fushën, ylli i Bayernit pëson lëndim të tmerrshëm

Ylli i Bayernit ka pësuar një lëndim të rëndë.

Kingsley Coman e ka pësuar një lëndim të tmerrshëm në gju gjatë ndeshjes së Bayern Munich kundër Tottenham Hotspur në Ligën e Kampionëve.

Anësori francez u detyrua ta braktisë fushën në minutën e 25-të, pasi nuk qe në gjendje ta vazhdojë ndeshjen për shkak lëndimit në gju.

Coman pësoi një dëmtim që duket të jetë shumë serioz, pasi e lëshoi këmbën në tokë në mënyrë të çuditshme.

Ai e lëndoi gjurin në përpjekje për të zënë një top në vijën anësore.

SHPËRNDAJE