Dhëndri bën gabimin trashanik gjatë dasmës, çifti bëhet ‘hit’ në internet

Disa tradita janë njësoj në të gjithë botën, siç është edhe momenti i ndarjes së tortës dhe shkëmbimit mes çiftit.

Por duket se jo të gjithë i kanë parë këto detaje, e madje as janë interesuar t’i mësojë edhe kur martohen vetë. Kështu ka ndodhur edhe me këtë çift nga Britania, ku ka qenë vetë nusja që ka shpërndarë momentin që më pas është bërë viral duke marrë më shumë se 636,000 pëlqime dhe 1,800 komente.

Allie Downs shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj teksa ndajnë tortën e dasmës, e ndërsa ajo i zgjat pirunin të shoqit, për të shkëmbyer ëmbëlsirën, ai as që e vë re dhe vazhdon të hajë me pirunin e tij.

Pasi Allie shpërthen në të qeshura, fytyra e tij e çuditur merr gjithë vëmendjen. Allie thotë se as që e kishte idenë që ai nuk e dinte këtë detaj kaq tradicional.

Megjithatë i gjithë ky moment ka kaluar me sportivitet.