Dhitë pushtojnë fshatin, shkaktojnë frikë te banorët

Një grup i madh i dhive ka shkaktuar kaos në një fshat në Uells, kanë bërë të ditur mediat britanike, transmeton Gazeta Metro.

 

Fshati Llandudno në veri të Uellsit e ka gjetur veten të ‘pushtuar’ nga dhitë që kishin ardhur nga një mal i afërt në kërkim të ushqimit, pasi moti i rëndë dhe era e fortë ua ka pamundësuar kafshëve të gjejnë ushqim.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Turma e dhive ka dëmtuar oborret e shumta dhe ka shkaktuar frikë e huti nëpër oborre të shkollave. Një mësimdhënës i një shkolle lokale ka thënë që dhitë janë simpatike, por ato shkatërrojnë çdo gjë para vetes.

Dhitë që shquhen për shkathtësinë janë ngjitur nëpër vendet më të papërshtatshme nëpër qytezë, ndërsa banorët kanë shprehur shqetësimin për mundësinë që ato të transmetojnë sëmundje.

Edhe vitin e kaluar në një periudhë të përafërt kishte ndodhur e njëjta gjë, madje njëra nga dhitë ishte dashur të shpëtohej nga zjarrfikësit pasi kishte mbetur e ngujuar në një majë të rrezikshme.

SHPËRNDAJE