“Dhjetëra makina me targa të Shqipërisë drejt Kosovës, detyrohen të paguajnë taksën”

Edhe pse janë nisur për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti që goditi Shqipërinë të martën, qytetarët po përballën me pagimin e taksë së autostradës në pikën kufitare.

Këtë shqetësim e ka shprehur edhe këngëtari, Genc Prelvukaj përmes një statusi në Facebook.

Ai ka thënë se taksa rrugore nuk është larguar përkundër deklarimeve që është tërhequr, makinat me targa të Shqipërisë që janë nisur drejt Kosovës janë të obliguar të bëjnë pagesën.