“Dhjetëshja e parë përtej imagjinatës” , Gjinovci ironizon me listën e PDK’së

Aktivisti Rron Gjinovci ka komentuar listën e Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ditë më parë ishte kandidati i PDK’së për kryeministër, Enver Hoxhaj, kishe deklaruar se 10 e parë e kësaj partie do të ishte “jashtë imagjinatës”.

“Ka qenë përtej imagjinatës sepse nuk kam prit me qenë kaq imagjinatave’, tha Gjinovci në Pressing.

“Domethënë imagjinata jem ka qenë më ndryshe për PDK’në duke marrë parasysh në çfarë gjendje është’, shtoi ai.

“Lista tregon se hala ka kohë për reforma në PDK. Nuk kishte brenda pritjeve të mira imagjinatave, kam prit që kanë me tentu me na tregu diçka tjetër. Herën e kaluar e kishin listën më të mirë’, tha Gjinovci.