Dhunohet seksualisht një vajzë në Gjilan

Një grua nga Gjilani ka njoftuar policinë se vajza e saj është sulmuar seksualisht nga një burrë i panjohur.

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Gjilan, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se e bija e saj femër kosovare, është sulmuar seksualisht nga një mashkull i pa njohur. Viktimës i është bërë kontroll mjekësor”, theksohet në raportin e policisë.

Policia njofton se ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuari mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

SHPËRNDAJE