Dhurata Dora ja qet flakën nga Spanja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, e ka bërë një ndryshim në dukje.

Ajo ka vendosur që ta ndryshojë ngjyrën e flokëve dhe këtë e ka ndarë me ndjekësit nëpërmjet publikimit të një postimi në Instagram.

Këngëtarja këtë e bëri derisa ndodhet me pushime në Spanjë, atje ku edhe po e shijon suksesin e projekteve të reja muzikore.

Kënga “Ferrari” u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku.

SHPËRNDAJE