Dhurata Hoxha godet Fisnik Ismajlin: Veç Rada Trajkoviç …

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, i ka dalë në mbrojtje deputetes së PDK’së, Ganimete Musliu, pas akuzave të deputetit të Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli.

Hoxha ka thënë se me fyerjet e Fisnik Ismajlit për nënat shqiptare, pajtohet vetëm Rada Trajkoviq, shkruan gazetametro.net.

“Veç Rada Trajkovic pajtohet dhe bashkëndjen me ty, kur i fyente nënat shqiptare”, ka thënë ministrja.

Ndërkaq, Hoxha ka thënë se fëmijët e saj do të donte t’i ngjanin Ganimete Musliut dhe jo, siç ajo ka thënë, ‘pasardhësve të bashkëpunëtorëve të Millosheviqit’, duke aluduar në Fisnik Ismajlin.

Ndryshe, që nga dje është duke u zhvilluar një polemikë e ashpër, madje me fyerje, në mes Fisnik Ismajlit dhe Ganimete Musliut, i cili nisi pasi deputetja e PDK’së ironizoi me deputetin tjetër të VV’së, Dardan Sejdiun.

SHPËRNDAJE