Dhurata Hoxha: Prioritet luftimi i korrupsionit dhe fuqizimi i gruas

Dhurata Hoxha, Ministre në detyrë e Ministrisë së Integrimit Evropian, pas hapjes së fushatës elektorale në Mitrovicë, ka theksuar se “kur vendit i duhet më shumë se kurrë ecja përpara, drejt vlerave euro-atlantike, do të angazhohem fuqishëm për luftimin e korrupsionit dhe fuqizimin e gruas, si deri më tani, me vepra”.

Ja postimi i plotë i znj. Hoxha në fb:

Partia Demokratike e Kosovës, në Mitrovicë, në një atmosferë madhështore, hapi fushatën e cila më 6 tetor do të jetë fituese e padiskutueshme me platformën e kryeministrit të ardhshëm, Kadri Veselit me Listën e kandidatëve më të mirë.

Së bashku me shumë qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të shumtë të Mitrovicës pa dallim, me praninë e vet, rikonfimuam se Mitrovica ishte dhe mbetet bastion i PDK-së, qytet i Kryeministrit të ardhshëm, qytet që vendit i jep krenari.

Sot, kur vendit i duhet më shumë se kurrë ecja përpara, drejt vlerave euro-atlantike, do të angazhohem fuqishëm për luftimin e korrupsionit dhe fuqizimin e gruas, si deri më tani, me vepra!
Urime dhe suksese për të gjithë kandidatët e PDK-së, voto 112!

SHPËRNDAJE