Dialogu është me interes për Kosovën, qeveria ta heqë tarifën pa kushte

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka ftuar Qeverinë e Kosovës që ta heqë taksën ndaj mallrave serbe ashtu siç po kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) pa asnjë kusht.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se raporti me ShBA-në apo një marrëveshje Kosovë

– Serbi është më e rëndësishme se çfarëdo efekti që mund të japë tarifa apo reciprociteti.

Murati ka treguar se qeveria nuk duhet të hezitojë, por duhet të hyjë në procesin e dialogut.

Ai ka shprehur optimizëm se marrëveshja përfundimtare do ta përfshijë ripërcaktimin e kufijve e jo variantin me autonomi territoriale për serbët në Kosovë.

Sipas tij, varianti i dytë do të ishte katastrofal për Kosovën.