Diego Costa nuk shënon i vetëm me portier, Griezmann qëllon shtyllën

Atletico Madridi ka qenë shumë pranë golit të epërsi, por goditjet e Diego Costas dhe Antoine Griezmannit nuk e gjeten rrjetën e portës së Juventusit.

Atletico Madridi dhe Juventusi janë duke u përballur në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve në Wnda Metropolitano, me rezultatin momental 0:0.

Diego Costa ishte shumë pranë golit, por nuk qëlloi portën edhe pse përballë i vetëm me portierin në minutën e 50-të.

Vetëm dy minuta më pas, Antoine Griezmann qëlloi shtyllën. /Gazeta Express