Digjet në rrugë automjeti i FSK-së (Video)

Një kombi i Forcës së Sigurisë së Kosovës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm afër qytetit të Klinës.

Sipas pamjeve që ka siguruar Indeksonline shihet se flakët kanë përfshirë krejt automjetin duke mos mbetur pothuajse asgjë nga ai.

Dëshmitarët kanë thënë për Indeksonline se nuk ka të lënduar, megjithatë ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtarë.