Digjet një banesë në Prishtinë

Një banesë është djegur sot në lagjen “Ulpiana”, pas eksplodimit policia dhe zjarrëfikësit kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Banorët e lagjes janë shprehur të shqetësuar pasi e ndëgjuan eksplodimin, dyshimi mbi të cilin është se ka shpërthyer një bombolë e plinit.

Megjithatë nuk dihet se a ka të lënduar, presim që policia të japë detaje të reja./Indeksonline/

SHPËRNDAJE