Digjet trafostacioni kryesor, Mitrovica mbetet pa energji elektrike (Foto)

Digjet trafostacioni kryesor, Mitrovica mbetet pa energji elektrike

INDEKSONLINEE Martë, 22 Janar 2019 12:45

Është përfshirë nga flakët trafostacioni kryesor në Mitrovicë dhe si pasojë e kësaj një pjesë e Mitrovicës ka mbetur pa energji elektrike.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet duke dalë tym nga ky trafostacion përderisa policia dhe ekipi i zjarrëfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Deri në sanimin e këtij dëmi, qyteti i Mitrovicës pritet të mbetet disa ditë pa energji elektrike.

Përderisa, sipas dëshmitarëve, fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Indeksonline ka kontaktuar me KOSTT, mirëpo të njëjtit thonë se ky trafostacion nuk është në përgjegjësinë e tyre.

Sipas Elvanë Devexhit, ky trafostacion është në menaxhimin e Trepçës, pasi është pjesë e saj, prandaj as KOSTT as KEDS nuk mund të japin informacione në lidhje me këtë.

SHPËRNDAJE