Digjet Veriu i Kosovës për 1 Maj (FOTO)

Në prag të festës së 1 Majit, në Veri të Mitrovicës ka filluar ndezja e zjarreve.

Sigurisht që ky zjarr është ndezur duke përdorur gomat dhe ambienti sic shihet në fotografinë e siguruar nga Klan Kosova, nuk duket dhe aq pastër.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë paralajmëruar ndëshkime për të gjithë ata që ndezin goma, një dukuri kjo mjaft e shprehur në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve – 1 Maj, gjegjesisht ndezja bëhet me 30 Prill në mbrëmje.

SHPËRNDAJE