Dikur ishin miq dhe luanin bashkë, tani përqeshin njëri-tjetrin! Adelina i kundërpërgjigjet Qumilit

Është cilësuar çdoherë si njëra ndër femrat më të bukura që kemi ne, shkruan “InfoKosova”.

Përveç bukurisë, Adelinën e ka bërë të veçantë edhe karakteri i saj i fortë dhe stili unik.

Ajo ndër vite ka sjell këngë të bukura për publikun shqiptar.

Është pëlqyer shumë, ishte e para që solli revolucion në vendin tonë.

Por, tani pasi ajo i ka kaluar të 40-at, kanë filluar të dalin zëra se Adelina nuk di të këndoj.

Ishte pikërisht “Qumili” Sevdai Radogoshi ai i cili tha për Ismailin se ajo nuk di të këndoj, ndërsa nuk kanë kaluar shumë kohë dhe Adelina ka bërë këtë reagim në Instastory ku i drejtohet tërthorazi fjalëve të tij duke thënë: “Të dashur miq.

Lëvizjet e mia gjithmonë janë përcjellur me reagime, posaqërisht në periudha kur nga jeta ime kam përzënë njerëz që nuk përkasin afëm meje dhe familjes sime.

Nuk dua t’iu shoh të shqetësuar.

Ju dua.”.

Duke dashur që mos t’i sheh të shqetësuar fansat e saj, me këtë mesazh përfundon kundërpërgjigjjen ndaj Qumilit këngëtarja e mirënjohur Adelina Ismailit.

Vlen të cekim se Adelina dhe Sevdaiu kanë luajtur shumë shpesh bashkë nëpër humoret e këtij të fundit./InfoKosova/

SHPËRNDAJE