Dikur njeriu më i afërt i Thaçit, sot ministër i drejtësisë, godet rëndë presidentin rreth shfuqizimit të Gjykatës Speciale

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri pas vizitës që i ka bërë Qendrës së paraburgimit në Gjilan, e ka komentuar mundësinë e shfuqizimit të ligjit për specialen dhe këtë iniciativë që është ndërmarrë e ka quajtur si ‘iniciativë politike’.

“Kjo është iniciativë politike e tyre dhe në asnjë rrethanë unë nuk do ta komentojë, mirëpo unë jam i obliguar të punoi komfor ligjeve të cilat dalin nga  Kuvendi i Republikës së Kosovës.” – ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se shfuqizimi i Speciales është çështje që i takojnë atyre deputetëve që e kanë kërkuar.

“Sa i përket shfuqizimit të  Speciales, kjo është një çështje që i takon atyre deputetëve që e kanë kërkuar. Unë si Ministër i Drejtësisë, punoi me ligjet aktuale që janë në fuqi,  pra me ato ndryshime kushtetuese dhe me miratimin e ligjit për funksionalizmin e dhomave të specializuara të Gjykatës speciale, siç e quani ju.” – ka thënë Tahiri.

Ministri i drejtësisë krejt në fund ka shtuar se çdo miratim i çfarëdo ligji çoftë ai, mua më obligon ta zbatojë. / © GazetaBlic /

SHPËRNDAJE