Dikush del fuqishëm kundër SBASHK-ut dhe mbështet Haradinajn

Pas ofertës që kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ia ka bërë SBASHK-ut, për ndërperjen e grevës, kanë ardhur reagime të shumta.

Rrjeti i OJQ-ve, Avonet e ka konsideruar të paarsyeshme vazhdimin e grevës, raporton gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Deklaratë për medie

Greva e pa arsyeshme, SBASHK-u një grup me interesa personale!

Prishtinë, 20 janar 2019; Rrjeti i OJQ-ve AVONET, shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen me të cilën ka krijuar SBASHK-u, duke mos zhvilluar procesin arsimor në Republikën e Kosovës.

Një gjendje jo e mirë e cilësisë në arsim, me shumë probleme, mos angazhim i duhur i mësimdhënësve, nuk ka arrit të kemi një cilësi të duhur në këtë sektor, poashtu SBASHK-u ka iniciuar të ketë greva, që drejtpërdrejt pësojnë nxënësit, studentët, këto pasojë duhet të jetë një përgjegjësi e madhe e krerëve të SBASHK-ut.

Sipas një analize të bërë del që mësimdhënëseve nga viti 2003 deri më tani ju është rrita rroga në vazhdimësi, por jo disa nga sektorët e veçantë si janë inspektorët, mjekët, policë, pjesëtarët e FSK-së, zjarrëfikësat, shërbyesit civile, e shumë të tjerë të cilët kanë pasur rezultate më shumë se sa sektori i arsimit.

Vendimi i kryeministri të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj për rritje të pagave tregon se institucionet e Republikës së Kosovës respektojnë këtë sektor, andaj AVONET, kërkon nga SBASHK-u të ndërpres grevën dhe të filloj mësimin dhe poashtu kërkojmë nga kryetarët e komunave që të kërkojnë përgjegjësi prej udhëheqësve të shkollave për të filluar mësimin.

SHPËRNDAJE