Dikush e ndihmoi Joshuan nga jashtë që ta mposhte Ruizin – E pranon edhe vetë boksieri britanik

Wladimir Klitschko e ka ‘ndihmuar’ nga jashtë Anthony Joshuan, të cilit ia dha disa këshilla se si duhet t’i çaset meçit me Andy Ruizin

Boksieri britanik mbrëmë e mposhti meksikanin Ruiz vetëm me anë të pikëe, shkruan Reporteri.net

Kështu, Joshua riktheu titujt IBF, WBO, WBA dhe IBO.

Rimeçi me Ruizin kishte rëndësi të madhe dhe Joshua duhet ta fitonte patjetër dhe ishte Klitschko që ia dha atij disa këshilla.

Njëra nga më të rëndësishmet ishte që Joshua të qëndronte sa më larg telefonit në javën e meçit, në mënyrë që të mos ndikohet nga fjalët që mund të fliten në media.

Image result for klitschko joshua“Klitschko më tha që ta hiqja telefonin nga duart këtë javë, të mos i dëgjoja shumë ndikimet nga jashtë, sepse këtë javë kanë rëndësi vetëm ato që i beson ti. Dhe jo ato që përpiqet të t’i thotë dikush nga jashtë,” tregon Joshua.

“Klitschko më tha që të angazhohem më shumë gjatë stërvitjeve. Dhe pikërisht këtë e kemi bërë dhe kemi folur se çfarë duhet të bëj. [Trajneri] Rob [McCracken] mund ta menaxhojë këtë gjë. Më ka ndihmuar, sepse ndihem komod në atë që po bëj,”.

Pas meçit Klitschko e ka uruar fitoren e Joshuas me anë të një postimi të bërë në Twitter.

SHPËRNDAJE