‘Dikush prej pozitës po ju ndihmon deputetëve të VV-së në kontrabandim të gazit’

Për herë të katërt deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës ku pritet të bëhet votimi i demarkacionit me Malin e Zi.

Avokati, Arianit Koci ka deklaruar se dikush nga deputetët e pozitës po u ndihmon deputetëve të Vetëvendosjes në kontrabandimin e gazit lotsjellës në sallë, shkruan Indeksonline.

Para pak minutave ishte deputeti Valon Ramadani nga Vetëvendosje i cili hodhi gazin lotsjellës përderisa më parë pesë deputetë janë shoqëruar nga Policia e Kosovës, për të njëjtën arsye.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Postimi i plotë i Kocit:

Kush po e pinë tinëz duhanin?

Dikush prej deputetëve të pozitës, po ju ndihmon deputetëve të VV në kontrabandimin e gazit lotsjellës në sallë.

SHPËRNDAJE