Diplomati gjerman: Kosova duhet ta heqë taksën që të fitojë menjëherë liberalizimin e vizave

20. August 2018, Berlin, Wolfgang Ischinger, Vorsitzender der Münchner Sicherheitskonferenz in seinem Büro, Spiegelgespräch mit Britta Sandberg und Matthie von Rohr

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka thënë se pa e njohur Kosovën, Serbia nuk duhet të pranohet në Bashkimin Evropian.

Kështu ka shkruar ai në një postim në Twitter. Eksperti për Ballkanin ka thënë se pas Samitit të Berlinit tashmë është bërë e qartë se s’duhet të ketë diskutime për ndarje territoresh në vija etnike.

Ka shtuar se Kosova duhet të heqë taksën ndaj mallrave serbe dhe të fitojë menjëherë liberalizimin e vizave.

“Tani të gjithë e dinë pak më mirë se çka nuk është e dëshirueshme. Por si të vazhdohet tutje? Çka duhet të fitojë Serbia (për ta njohur Kosovën)? Rrugë të përshpejtuar për anëtarësim në BE? Por është e qartë – pa njohje – s’ka anëtarësim! Dhe Kosova do të duhej të ndalë taksën dhe të fitojë lëvizjen pa viza, menjëherë!” ka shkruar ai në Twitter.