Dita e Gënjeshtrave: Çka është ajo dhe pse e gënjejmë njëri-tjetrin?

Një traditë që festohet nëpër botë, Dita e Gënjeshtrave është një mundësi për njerëzit që të fusin pakëz shaka që është lehtë e pranueshme në një ditë të zakonshme. Por kur në të vërtetë filloi Dita e Gënjeshtrës, kush e feston dhe cilat janë disa nga mënyrat më të mira për t’u përfshirë në të këtë vit? Ja të gjitha që duhet t’i dini.

Çka është Dita e Gënjeshtrave?

Dita e Gënjeshtrave, ose siç njihet nganjëherë si Dita e të gënjyerve, shënohet më 1 prill të çdo viti.

Zakonisht njerëzit bëjnë truqe dhe shaka me të tjerët dhe nëse personi bie në trukun e gënjeshtrës, ai quhet “budalla i gënjyer”.

Megjithatë, nëse dëshironi të bëheni pjesë, ju duheni të jeni të shpejtë, sepse, siç e kërkon tradita ne Britani të Madhe, ju duhet të bëni një truk tek njerëzit tjerë vetëm deri në mesditë.

Kur filloi Dita e Gënjeshtrave?

Edhe pse Dita e Gënjeshtrave është festuar për shekuj me radhë, origjina e saktë mbetet ende e panjohur.

Sipas Andrea Liveseyt, historian nga Universiteti i Bristolit, jo të gjithë pajtohen për atë se nga vjen kjo traditë.

“Disa kanë polemizuar se kjo ditë e shënuar ka prejardhje nga një ngjarje e treguar nga Geoffrey Chaucer, poet i hershëm anglez, në shekullin e 14-të, ku një dhelpër bën një truk ndaj një gjeli. Besohet se kjo është referenca e parë për truqet që kanë ndodhur më 1 prill”, tha Livesey.

Livesey shpjegon më tutje se disa njerëz besojnë që tradita filloi prej ngjarjeve në kalendar, në veçanti nga Festivali i Rinimit, i cili daton që nga Periudha Romake, shkruan “The Independent”, transmeton Gazeta Express.