Dita e parë e pranverës në malet e Shalës

Këto pamje nuk janë në Alpet austriake, e as vendeve tjera të Evropës. Por ato janë në fshatin Kunovik të vargmaleve të Shalës, në Ditën e parë të pranverës, raporton Gazeta Online Veriu.info

Në një lartësi mbidetare jo edhe aq të madhe, këta drerë janë në fermën e familjes së Bashkim Mulit nga fshati Kunovik i Vushtrrisë.

May be an image of deer dhe natyrë

Ka disa vite që ai merret me mbarështimin e drerëve dhe kafshëve tjera në vendlindjen e të parëve të tij, që derisa ai u kthye për ta bërë fermën, për disa vite ishte boshatisur dhe braktisur krejtësisht./Veriu.info/