Ditë e dhimbshme për familjen shqiptare: Ende pa u varrosur biri, vdes edhe babai

Dje, më 5 mars 2018, fshati Breznicë përjetoi një ditë shumë të vështirë.

Ndonëse Breznica ka përjetuar shumë momente kritike të rasteve të ndryshme, por ky i djeshmi ishte krejt i veçantë dhe shumë i dhimbshëm.

Një ditë pasi që ndërroi jetë Amir Alimi, në orët e hershme të mëngjesit vdiq edhe babai i tij, Mejdi Alimi.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Familja e Mejdiut njihen nga fsahtu si familje e urtë, shoqëruese dhe e sjellshme.

Lajmin e ka bërë të ditur një i afërm i kësaj familje, i cili ka kërkuar të mbetet anonim.

Më poshtë e pasqyrojmë të plotë përshkrimin e familjes në fjalë nga ky person:

Më mundësitë e veta, gjithmonë kanë përkrahuar nismat dhe aksionet e Breznicës çka do që kan mund të kontribuojnë.

Nuk janë njohur në popull për punë të liga, por që e kan gëzuar respektin e të gjithëve.
Të dy rënkonin nga sëmundje të ndryshme, e që caktimi i Zotit paska qenë deri këtu.

Falenderim i jashtëzakonshëm gjithmonë për Breznicasit qofshin në vendlindje apo diasporë, por posaqërisht ju në diasporë, që gjithmonë e kani shtrirë dorën e ndihmës në çdo rast, por edhe kësaj familje u kan ndihmuar aq sa ka pas mundësi.

Në ceremoninë e varrimit morrën pjesë shumë familjarë, bashkëfshatarë, madje edhe nga mërgata që ishin ardhur enkas, shokë, miqë e hoxhallarë.

Respekt të vecantë për gjithë rininë dhe vendasit e Breznicës të cilët në këto kushte të vështira atmosferike shprehen gatishmëri të parezervë gjatë ceremonisë së varrimit.

I shprehim ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjes Alimi dhe gjithë fshatarëve të Breznicës si dhe farefisit të tyre!

Zoti i pastë mëshiruar të dy!

SHPËRNDAJE