Ditët në vijim “të nxehta” për Kosovën, duhet plotësuar ky kusht që të hiqen vizat

Që Kosova të arrijë të marrë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave, duhet të sjellë dëshmi se po e lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin, meqë ky është kushti i vetëm që ka mbetur për t`u plotësuar.

Kjo mund të shtyjë BE-në që të ndërmarrë hapa konkretë sa i përket lëvizjes së lirë për kosovarët.

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti ka thënë për “Indeksonline” se institucionet kosovare duhet që në ditët në vijim të japin dëshmi të prekshme se po e luftojnë krimin e korrupsionin.

“Që Kosova të marrë liberalizimin e vizave, neve na ka mbet edhe një kusht pa e plotësuar, ky është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe si e tillë, ky është një proces. Por, institucionet e tona mund të japin dëshmi të prekshme në ditët në vijim, që kanë filluar seriozisht të merren me këtë tematikë, ndryshe eventualisht të jepet drita jeshile që të fillohet dhe të veprohet në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Hoti është shprehur optimist në heqjen e regjimit të vizave deri në fund të 2018-ës.
Ai ka komentuar edhe deklarimet e krerëve shtetërorë që po qëndrojnë në Samitin e Sofjes, e nga ku kanë paralajmëruar lajme të mira për vizat.

“Unë jam optimist që kjo është e mundur me u bë. Mund të ndodhë dhe besoj e pres në ditët në vijim që të merren hapa konkretë, sepse Samiti i Sofjes nuk është forum që merren këto vendime, aty vetëm diskutohen perspektiva dhe jepen detyrat për shtetet pjesëmarrëse në Samit, dhe varësisht nga zbatimi i këtyre detyrave mund të merren lajme të mira në Samitin i cili pritet të mbahet në qershor, në Bruksel, ku ai mund të rezultojë me veprime konkrete”, ka deklaruar Hoti për “Indeksonline”.

Ai ka shtuar se deklarimet e krerëve politikë, janë thjeshtë deklarata politike që paraqesin vullnetin e tyre

SHPËRNDAJE