Djali i Anitës dhe Ramushit feston ditëlindjen, kështu e uruan prindërit

Festë në familjen e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj.

Sot në familjen e kryeministrit të Kosovës në detyrë, Ramush Haradinajt ka arsye për festë.

Djali i vogël i Haradinajt, Trimi sot ka ditëlindjen, shkruan rtv21.

Me rastin e ditëlindjes së djalit, bashkëshortja e Haradinajt e uroi të birin me fjalët më të mira.

Duke i shprehur dashurinë, Anita, ndër të tjerash e uroi Trimin që ta ketë jetën e bardhë dhe të ndritur.

“Jeta jem, dashni Ti, Shpirt i Shpirtit tim! Nuk di ku te gjej fjale me te uru ty por di te t’them Paq jeten e bardhe e te ndritur ashtu siç ke zemren, paq buzeqeshjen si rreze dielli deri ne pafundesi, paq fatin e lehte e te bukur si shpirtin! Te dua pakufi!! Gezuar Ditelindja o Jete!!!”, shkroi moderatorja e njohur krahas postimit, në të cilin po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Ndërsa, kryeministri Haradinaj deri tani publikisht nuk e uroi ende të birin për ditëlindje. Ndryshe, Anita Muçaj-Haradinaj është e martuar prej vitesh me Ramush Haradinajn dhe së bashku kanë tre fëmijë, Gjinin, Hanën dhe Trimin.

SHPËRNDAJE