Djali i Cimës, këngë me sharkia dhe gjuan me pistoletë si Dardan Gashi

Artan Thaçi, djali i humoristit Rasim Thaçi – Cima, ka ironizuar me politikanët e Kosovës, të cilët parapëlqejnë të shkojnë nëpër oda, ku festojnë me këngë me sharkia dhe më pas gjuajnë me armë nga dritarja.

Artani, bashkë me një shok të tij kanë realizuar një video ku ai bëhet kinse po gjuan me pistoletë nga dritarja, derisa miku i tij, i improvizon krismat duke qëlluar me dorë një shishe plastike.

Kohë më parë ishte ministri Dardan Gashi, që në odë të Fatmir Limajt kishte shtënë nga dritarja me pistoletë. Në të njëjtën odë, por me kallashnikov kishte shtënë Endrit Shala, këshilltar i zv.kryeministrit Fatmir Limaj. (Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Ndërsa, së fundmi me pistoletë nga dritarja e një ode ishte shtënë edhe në Skenderaj ku ishte prezentë ish kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku.

Këtë lloj festimi, nuk e kishte kundërshtuar as kryeministri Ramush Haradinaj. Për më tepër ai kishte përkrahur këtë, duke e quajtur traditë shqiptare. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE