Djali i deputetes së AAK’së e shanë me rob Albin Kurtin

Ilirian Haxhiu, i punësuar në PTK, ka nisur t’i përjetojë rëndë kritikat që po i bëhen Kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Ai ka zgjedhur të fyejë e shpall tradhtar Albin Kurtin pse ky i fundit po e akuzon Haradinajn se keqqeverisi me PDK’në.

“T’i qifsha robt o albin kurti o trradhtar,  shko jeto ne rusi ose serbi ta qifsha farefisin!”, ka shkruar djali i deputetes në një koment në profilin e Ramush Haradinaj.

Ilirian Haxhiu ishte punësuar në PTK pasi Ramush Haradinaj u bë Kryeministër e nëna e tij, Teuta, ishte bërë deputete.

Nuk dihet nëse dikush në PTK buzë falimnetimit do ta thërras në përgjegjësi këtë zyrtar i cili fyeu dhe kërcënoi Albin Kurtin.

SHPËRNDAJE