Djali i ka borxh 5 mijë euro, i dehuri ia kërcënon nënën

Një femër është ankuar se i dyshuari në gjendje të dehur e ka kanosur me vdekje, pasi që djali i saj ia ka borxh pjesë mijë euro.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Shumadia” në Mitrovicën e veriut, ndërsa si viktima ashtu edhe i dyshuari janë të përkatësisë etnike serbe, shkruan Veriu.info.

Bëhet e ditur se i dyshuari dhe viktima janë intervistuar nga Policia e Kosovës, ndërsa vepra është cilësuar si kanosje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të shkojë në procedurë të rregullt./Veriu.info.