Djali rrihet, vajzës i prehen flokët dhe detyrohet të pijë urinën vetëm pse u martuan (Foto)

Një çift u rrëmbye nën kërcënimin e armëve dhe iu nënshtruan një sulmi degradues nga familja e nuses, si “ndeshim” për martesë pa leje.

Djali 23 vjeçar ishte lidhur për një shtyllë dhe u rrah ndërsa të dashurës 21 vjeçare iu prenë flokët dhe u detyrua të pijë urinën, transmeton Indeksonline.

Incidenti ndodhi në Alirajpur të Indisë, dhe u filmua e u shpërnda në internet prej sulmuesve të dyshuar.

……………………………………………………………………………………………………………..
Çmenden vajzat, tash një femër ia gjuan brekët Ledrit në skenë

……………………………………………………………………………………………………………..

Çifti ishin rritur në të njëjtin fshat dhe u martuan në maj të këtij viti përkundër dëshirës së familjes së vajzës.

Dhëndri më pas u përpoq të zbuste gjërat duke paguar për dy dhi dhe 70 mijë rupje para të gatshme, por kjo duket se nuk ka qenë e mjaftueshme.

Ata ishin larguar nga zona për të kërkuar punë, por u kthyen për vizitë javën e kaluar./Indeksonline/

SHPËRNDAJE