Djuric në Washington: Do të bëhet shok me amerikanët

Serbia do të trokas në të gjitha dyert e botës deri sa të arrijë që të dëgjohet tha Marko Djuric nga Washington.

Drejtori i zyrës për Kosovë të qeverisë Serbe, Marko Djuric është në vizitë në Washington në turne lobimi me kongresmenë e senatorë amerikanë që të shohë se çfarë mund të bëjë që ta largojë taksën ‘anticivilizimit’ që Kosova i ka vendosur Serbisë e Bosnjës e Hercegovinës .

Nga atje për media serbe deklaroi se “Do ti përsërisim 100 e 1000 herë argumentet tona deri sa të dëgjohemi larg e mirë ”.

I pyetur se a hasi në mirëkuptim në takim me asistentin e zëvendës sekretearit të departamentit të shtetit Matthew Palmer, u përgjigj se nuk mund të flasë në emër të tyre por tha se kemi hasur në mirëkuptim e vendosmëri rreth gjetjes së një zgjedhje komprosi e vazhdimi të dialogut .

Djuric u shpreh se në kongres amerikan ka njerëz që janë të gatshëm të dëgjojnë Serbinë dhe ka mirëkuptim rreth dëshirës së zgjedhjes së çështjes së drejtë të Kosovës.

Ai tha se “sikur të kishim punuar në këtë drejtim në 30 vitet e fundit nuk do të ishim në këtë situatë. Shqiptarët kanë miqtë e tyre si kongresmeni Engel , tani është koha që ne të krijojmë miq të ri nga dikush që s’është në anën tonë”./gazetametro.net

SHPËRNDAJE