Djurici ultimativ: S’ka zgjidhje për Kosovën pa marrëveshje me Serbinë

Zgjidhje për çështjen e Kosovës nuk ka pa marrëveshje me Serbinë, ka deklaruar sot drejtori i të ashtq. Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, duke theksuar se Serbia dëshiron zgjidhje kompromis dhe se nuk do të pranojë kurrëfarë propozimi poshtëruar për zgjidhje.

Ai ka thënë se braktisja e djeshme e konferencës për politikë të jashtme e të sigurisë së BE-së në Vjenë delegacioni i parlamentit serb për shkak të mënyrës në të cilën është prezantuar Kosovë, tregon se asgjë nuk është zgjidhur, transmeton gazetametro.net.

“Kjo tregon se zgjidhje për çështjen e Kosovës nuk ka pa serbinë. Ata të jenë shpallur njëanshëm shtet i pavarur e të mendojnë se me Serbinë nuk duhet të bisedojnë, se u mjafton që dikush ua ka rrahur supet, kjo kurrëfarë zgjidheje nuk sjell”, ka thënë ai për TV-në serbe Pink.

Ai ka thënë se “Serbia ka dinjitet” dhe ka cituar kryetari e Serbisë Aleksandar Vucic se “Serbia nuk do të pranojë kurrëfarë poshtërimesh rreth çështjes së Kosovës dhe propozime poshtëruese për zgjidhje./gazetametro.net

SHPËRNDAJE