Do të befasoheni si ka vepruar FIFA me Çakir

Cuneyt Çakir është sërish një prej njerëzve më të përfolur në futbollin evropian.

Gjyqtari turk i futbollit, sipas ekspertëve nuk akordoi dy penallti në për Bayernin në takimin me Real Madridin dhe ndikoi që ekipi spanjoll të plasohet në finale të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse ka reputacion si një prej gjyqtarëve më të mirë në botë, Çakir në fakt shpesh ka qenë burim i kundërthënieve, sidomos në ndeshje të mëdha.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

Mirëpo, ata që mendojnë se me përfundimin e Ligës së Kampionëve, do të përfundojnë edhe shfaqjet e Çakir këtë sezon, gabohen.

Gjyqtari turk është një prej vetëm 10 gjyqtarëve kryesore nga Evropa që do të drejtojnë takime të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Në këtë botëror janë gjithsej 36 gjyqtarë kryesorë dhe 62 asistentë, UEFA ka deleguar vetëm 10 kryesorë dhe Çakir është një prej tyre.

Ndër gjyqtarët tjerë të përfolur këtyre ditëve, që do të jetë në Rusi është edhe Gianluca Rocchi, i cili drejtoi në fundjavë takimin Juventus – Napoli, kurse më Ligën e Kampionëve së fundmi kishte drejtuar takimin Real Madrid – PSG.

SHPËRNDAJE