Do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it

Misioni i KFOR-it po vijon me stërvitje në të gjithë territorin e vendit. Në ditët e ardhshme është paralajmëruar se do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Sipas KFOR-it, kjo është vetëm një stërvitje normale dhe se situata mbetet nën kontroll.

“KFOR-i vazhdon të stërvitet për të qenë i gatshëm dhe të garantojë siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. Në ditët e ardhshme do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës. Kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave. Situata mbetet nën kontroll, pa asnjë shenjë kërcënimi të mundshëm”, thuhet në njoftim.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE