Do të qeshni me lotë kur ta shikoni këtë video, se si mundohet i dehuri ta kapërcej kanalin e lumit

Një djalë i ri që kishte dalur të argëtohet me miqtë, është filmuar duke tentuar nën ndikim të alkoolit ta kapërcen kanalin e një lumi në Bournemouth të Anglisë.

Edhe pse miqtë e tij ishin të vetëdijshëm që kanali ishte shumë i gjerë dhe ai ishte nën ndikim të alkoolit, tërë kohën e duartrokisnin duke e inkurajuar që të kërcen.

Megjithatë, edhe pse iu desh më shumë se një minutë të vendosë, në një moment kërcen, por ky veprim i kushtoi shtrenjtë – ai u rrëzua pa e kaluar kanalin duke u lënduar keq.

Veprimi i tij është kritikuar mjaft nga të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon, e në veçanti miqtë që e inkurajonin të kërcen. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE