Do t’ju habis shuma marramendëse që është mbledhur për dy ditë

Për vetëm dy ditë, më shumë se 1 miliardë euro janë mbledhur si donacion për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales Notre Dame që u përfshi nga zjarri ditë më parë në Paris të Francës, raporton Gazeta Express.

Gazetari Stephane Bern që ka ka ndihmuar në krijim të donacionit duke thënë se Notre Dame është një “mik i ngushtë i njerëzimit që gati u shkatërrua” tha të mërkurën në mëngjes se donacionet kanë kaluar shifrën 1 miliard gjatë ditës.

Kompani të ndryshme franceze kanë premtuar shuma të mëdha të parave për rindërtim të katedrales mesjetare e cila u përfshi nga flakët pas një aksidenti,

L’Oreal premtoi 200 milionë euro (172.7 milion euro) të martën, ndërsa grupi i mallrave luksoze LVMH i drejtuar nga Bernard Arnault, njeriu më i pasur në Francë, ka premtuar të njëjtën gjë.

Miliarderi Francois-Henri Pinault dhe kompania e naftës Total gjithashtu kanë premtuar 100 milionë euro secila.

Presidenti Emmanuel Macron ka pohuar se katedralja do të rivendoset në lavdinë e saj të mëparshme “brenda pesë vjetësh” dhe do të jetë gati për Olimpiadën e Parisit në vitin 2024.

Notre Dame

Bëhet e ditur se kanë shpëtuar nga zjarri disa relike fetare duke përfshirë një nga 70 gjembat e kurorës së shenjtë të Jezu Krishtit dhe mbetjet që lidhen me Shën Denisin, martirin e krishterë dhe ish-peshkopin e Parisit dhe shenjtin Genevieve, shenjt mbrojtës e kryeqytetit francez.

Zjarri që kaploi Notrde Dame arriti të fikej pas 9 ore nga zjarrëfikësit ndërkaq, u bë e ditur se mbi 400 zjarrëfikës ndihmuan për të shmangur sa më shumë dëmimet e artitektrurës mesjetare./GazetaExpress

SHPËRNDAJE