Dodik edhe një deklaratë të ashpër për Kosovën

Millorad Dodik, presidenti i Republikës Srpska thotë se serbët duhet të vendosin prioritetet e tyre nacionale. Ai thotë se duhet ta kenë të qartë se cka duan përfundimisht nga Kosova. Komenton edhe deklaratën e kancelares Merkel për ndryshimin e kufijve në Ballkan

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik beson se ka ardhur koha që serbët të dalin me një program të pastër politik, nacional dhe mbrojtës.

Ky duhet të jetë fokusi jonë për këtë shekull, pasi që i kaluari, ishte një katastrofë për serbët, thotë Dodik

“Rrethanat ndërkombëtare kanë ndryshuar”, thotë Dodik në një intervistë për Tanjug.

Ai ka thënë se nuk beson që ka ndryshuar pozicioni amerikan apo ndonjë pozicion tjetër ndërkombëtar, përkundër që ka disa ndryshime të mira, por sic thotë Dodik, Marrëveshja e Dejtonit edhe pas 20 vitesh që kur është nënshkruar nuk ka arritur të respektohet. Thotë se të drejtat e serbëve në Bosnjë nuk respektohen.

“Dhe të kthehemi më pas tek interesat shtetërore të Serbisë, jemi të shqetësuar vazhdimisht lidhur me zgjidhjen, ose Kosova ose Republika Srpska, ose kjo ose ajo, duhet ta kemi një shenjë të qartë”, thotë Dodik transmeton Periskopi.

“Pse demarkacion? Sepse të gjithë njerëzit rreth Serbisë dhe serbët kanë fituar lirinë e tyre përgjatë historisë, duke provuar të tregojnë ekskluzivisht një performancë të një shteti konstruktiv përballë shteteve anti-serbe dhe politikave të tyre. Nga Kroacia gjithashtu, këtu, boshnjakët në Bosnjë, shqiptarët në Shqipëri, madje edhe malazezët në Mal të zi, madje edhe maqedonasit, mohojnë të drejtat e ekzistencës së kishave tona e edhe më shumë’, ka thënë ai.

“Kështu që ne duhet të afirmojmë interesat tona. Kështu që, Republika Srpska, Serbia dhe katër komunat tona në Kosovë po ashtu edhe cështjet në Mal të Zi”, thotë ai.

I pyetur se si e sheh pozicionin e kancelares Angela Merkel lidhur me ndryshimin e kufijve në Ballkan, Dodik ka thënë se duhet fillimisht të citohet fakti se ‘Gjermania është kampion i ndryshimeve të kufijve”./Periskopi/

SHPËRNDAJE