Dogana alarmon se në Kosovë po prodhohet një lloj i ri i vajit të ndaluar

Në vendin tonë ka nisur të prodhohet një lloj i ri i vajit i ndaluar për përdorim në automjete.

Ky vaj është duke u përzier me derivate të naftës dhe po u shitet vozitësve.

Vtëm vitin e kaluar në 4 kontrolle të bëra janë konfiskuar mbi 142 mijë litra, në vlerë prej rreth 65 mijë eurosh, raporton KTV.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Auto mekanikët thonë se ka numër të madh të automjeteve që po kanë prishje për shkak të derivateve e të cilat po shkaktojnë dëme të mëdha për automjetet.

Sipas tyre prodhuesit gjerman u kanë sjellë një lloj lëngu me qëllim të uljes së mundësisë së dëmeve tek automjetet.

Edhe drejtuesit e njërit prej laboratorëve të certifikuar thonë se mos kontrolli i tij është një nga shkaktarët e ndotjes së madhe, por edhe ndikues në sëmundjet e ndryshme.

Ky produkt bashkë me automjetet janë pjesë e ndotësve të mëdhenj të ajrit.

Vitin e kaluar janë importuar mbi 30 mijë automjete të vjetra.

Ky numër është shumë më i madh se në vitin 2016 dhe kjo ndodhi pasi skadonte vendimi i qeverisë i marrë në marsin e vitit 2015 me të cilin lejohej importimi i automjeteve më të vjetra se 10 vjet.

Nga ajo kohë importimi i tyre për çdo vit është rritur.

Deri në fund të vitit 2017 numri i automjeteve të regjistruara ka qenë 334 mijë e 440, apo 4.6% më shumë se në 2016.

Bazuar në një dokument të Bashkimit Evropian, të matjeve të realizuara në disa pjesë, trafiku rrugor prin në listën e ndotësve më të mëdhenj.

SHPËRNDAJE