Dogana konfiskon aparatet e lojerave te fatit ne vlere 15 mije euro ne Mitrovice

Dogana e Kosovës në vazhdën e aksionit në luftimit informalitetit dhe mbrojtjes së taksës së akcizës, mbrëmë ka ushtruar kontroll në disa lokale të dyshuara për operim me lojëra të fatit pa licencë, në Mitrovicë.

“Mbrëmë duke filluar në ora 18:00 njësit e Doganës së Kosovës në zbatim të detyrës zyrtare ka ushtruar dy kontrolle nën dyshimin për veprimtari ilegale në lojëra fati”, njofton Dogana.

Në rrugën Mbretëresha Teutë është kontrolluar një lokal pa mbishkrim ku gjatë kontrollit janë identifikuar dhe verifikuar se gjashtë aparate për lojëra të fatit kanë qenë pa numra serikë, pra kanë qenë në funksion në kundërshtim me ligjin.

Në Lagjen e Boshnjakëve është kontrolluar edhe një lokal pa mbishkrim ku gjithashtu gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate për lojëra fati pa numra serikë.

Dogana njofton se të gjitha aparatet janë konfiskuar, derisa vlera e përgjithshme e aparateve të konfiskuara arrin në 15 mmijë euro.

SHPËRNDAJE