Doktoresha kosovare që i ka shpallur luftë koronavirusit

Stafi mjeksor janë vija e parë e frontit kundër virusit Covid 19-të që ka prekur rreth 700 kosovara dhe ka marrë 19 jetë njerëzish.

Doktorët, infermierët, i kanë shpallur luftë koronavirusit të ri, Covid 19-të dhe po bëjnë të pamundurën për secilin të prekur.

Dr.Lindita Ajazaj-Berisha, është drejtoreshë e Klinikës Infektive në QKUK dhe gjatë gjithë kësaj periudhe pandemie, ka bërë një punë të jashtëzakonshme profesionale, me një çasje njerëzore që rrallë mund të haset në sektorin e shëndetit publik, shkruan “Kosovarja”.

Dr.Linda, ka fituar respektin e të gjjthëve për etikën dhe angazhimin profesional e të dinjitetshëm, menaxhimin e mirë të situates dhe gjithashtu gadishmërinë e çasjen korrekte me gazetarët.

SHPËRNDAJE